Autostrada “Arbën Xhaferi”, krenari për PDSH-në, jo kontestuese për BDI-në

PDSH vlerëson lartë emërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup me emrin e ish liderit të kësaj partie Arbën Xhaferi, ndërkohë BDI, thotë se ky është vlerësim i qeverisë së Kosovës për këtë figurë politike dhe nuk ka asgjë kontestuese.

Emërtimi i autostradave me emra është një standard që pendoret në Kosovë. Autostrada “Arbën Xhaferi”, përbën pjesën e kësaj magjistrale deri në vendkalimin kufitarë Bllacë.

Ende nuk dihet nëse edhe në këtë pjesë të kufirit nga Bllaca në Shkup do të mbajë po të njëjtin emër.

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, thotë, për Portalb se emërtimi i autostradave është një çështje e standardeve që përdorin shtete.

“Pjesa tjetër e autostradës, nuk besojë të emërtohet me emra të personaliteteve. Deri më tani nuk ka pasur kurrfarë procedure, por mendojë se autostrada nga Bllaca në Shkup, do të shënohet sipas standardeve që përdorë shteti”, thotë Musa Xhaferi.

Musa Xhaferi, thotë se nuk duhet me e tematizu emërtimin e  autostradës Prishtinë – Shkup, me emrin e Arbën Xhaferit. Ata kanë vlerësuar kontributin e tij dhe mendojnë të bëjnë atë emërtim.

“Ky ishte një propozim i qeverisë së Kosovës dhe tani nuk e di sa është formalizuar sepse ka procedura dhe akte. Për këtë nuk ka pasur ndonjë reagim, po të ishte diçka kontestuese do të kishte edhe reagimin tonë si parti, tha Musa Xhaferi, për Portal.

Nga PDSH deklaron për Portalb, se nuk ka asnjë për tu kontestuar me emërimin e magjistrales Prishtinë – Shkup me emrin e Arbën Xhaferit, përkundrazi ky është një akt me të cilët duhet të krenohen të gjithë.

Nga PDSH, thonë për Portalb, se pas gjithë sharjeve që përjetoi kjo parti dhe ish lideri i ndjerë Arbën Xhaferi, historia po bënë vlerësimin e vetë. “Me emërimi e autostradës Shkup- Prishtinë me emrin e figurës më së shndritshme të PDSH, Arbën Xhaferi, e gjithë partia ndihet krenare. Me këtë respekt për vlerat e këtij politikani duhet të krenohet i gjithë populli shqiptarë, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button