Ahmeti: Jemi mirënjohës për kontributin e SHBA në promovimin e demokracisë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Volers për ditën e pavarësisë së këtij shteti, 4 korriku.

Më lejoni ju lutem që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve tanë, si dhe në emrin tim personal,  të shpreh urimet tona më të sinqerta për popullin dhe autoriteteve Amerikane me rastin e përvjetorit të 238 të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga 4 korriku i vitit 1776, populli amerikan është lider në mbrojtje të demokracisë dhe paqes. Ne, të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, por në veçanti shqiptarët, jemi mirënjohës për kontributin e SHBA në promovimin e demokracisë, ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

“Sot, 4 korriku nuk shënon vetëm Deklaratën e Pavarësisë Amerikane, por simbolizon edhe vlera dhe parime si demokracia, barazia, sundimi i ligjit, liria e shprehjes, por edhe solidariteti ndër njerëzor dhe midis kombeve që u dëshmua edhe në vitin 1999 në Kosovë si dhe në përgjithësi në luftërat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Me këtë rast, dëshiroj që të ritheksoj përkushtimin e fuqishëm të popullit tim që të rreshtohet pranë strukturave demokratike EuroAtlantike, NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe t’ju ftoj që ta ndihmoni këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm jo vetëm të Maqedonisë, por edhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për ditën e pavarësisë së SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button