Deri më tani 132 shtetas të Maqedonisë janë lënduar ose vrarë në Irak dhe Avganistan

Deri më tani 132 shtetas të Maqedonisë janë vrarë dhe plagosur në Irak dhe Avganistan, informon Ministria amerikane e punës, duke iu thirrur statistikave të saja për vitet që SHBA ushtarakisht ka qenë e pranishme në të dyja vendet.

Siç transmetojnë mediat ballkanike, bëhet fjalë për civil të cilët kanë punuar për kompanitë civile amerikane. Deri më tani opinioni maqedonas asnjëherë nuk ka dëgjuar për atë se sa  shtetas të saj janë plagosur dhe lënduar deri sa kanë qenë në këtë regjion të rrezikshëm.

Të dhënat janë grumbulluar nga Ministria amerikane e punës, ku janë shënuar edhe adresat e qytetarëve maqedonas të angazhuar në kompanitë amerikane.

Në bazën e të dhënave nuk thuhet se sa prej tyre janë të varrë dhe sat ë plagosur.

Sipas të dhënave të publikuara deri në dhjetor të vitit 2012 në Irak dhe Avganistan janë varrë gjithsejtë 3.258 punëtorë dhe janë lënduar 90 mijë. Më shumë viktima ka pasur nga SHBA, 18.701. Nga gjithsejtë 45.194 të regjistruar të huaj të cilët punonin për kompanitë amerikane jetën e kanë humbur 3.079.

Nga vendet e Ballkanit më shumë viktima ka nga Bosna dhe Hercegovina 185 më pas Maqedonia 132.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button