Fatmir Arifi stabilizon mbrojtjen e Shkupit

FC Shkupi ka bërë për vete edhe një futbollist cilësor, fjala është për futbollistin e ri shkupjan, 21 vjeçarin Fatmir Arifi. Dy palët mes vete kanë arritur marrëveshjen për të qenë së bashku për së paku një vit, me mundësinë për të vazhduar marrëveshjen edhe në të ardhmen.

Para se të veshë fanellën e FC Shkupi, Arifi ishte pjesë e ekipit të Vrapçishtes, skuadër kjo e cila është bashkuar me ekipin e Vllazërimit të Kërçovës.

“Gjithsesi se për shumë futbollist është privilegj i madh që të mbajë në trup fanellën e Shkupit, e ku më për ne shkupjanët. Jam shumë i lumtur që këtë sezon do të luaj me një ekip që synon kthimin në Ligën e Parë dhe që në bazë të organizimit dhe ekipit që ka padyshim se është më e mira në Ligën e Dytë. Kam luajtur disa herë në stadiumin e Çairit, por ka sulmuar gjithmonë portën e Shkupit, ndërsa tani do të jem në pozitë të kundërt, do të mbrojë portën e Shkupit dhe do të kem krah “Shvercerat”, të cilët edhe janë një shkak plus që unë sot jam këtu”, është shprehur mbrojtësi i djathtë Arifi.

Me përforcimet e fundit gjithsesi është i kënaqur edhe trajneri Zekriija Ramadani, i cili mendon se po plotësohet mozaiku i mbrojtjes dhe se skuadra po merr formën e duhur.

“Me Arifin kemi fituar shumë në mbrojtje, e kemi përcjellë si staf teknik shumë herët dhe i kemi pasë parasysh të gjitha aftësitë dhe karakteristikat e tija. Me Fatmirin, Llazarevskin dhe të tjerët që i kemi pasur në skuadër, ne kemi një mbrojtje të shëndoshë dhe të fortë, e që është më e rëndësishmja me futbollist inteligjent që mundë të mendojnë para se të veprojnë”, ka thënë trajneri Ramadani.

Fatmir Arifi është përforcimi i fundit që erdhi te Shkupi, ku para tij skuadra kishte angazhuar në sulm Goran Maznovin, në mbrojtje Dimitrija Llazarevskin dhe ndihmës trajnerin Faruk Jonuz. / fcshkupi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button