Të hënën spërkatja kundër mushkonjave në Strugë

Komuna e Strugës i njofton të gjithë qytetarët se më datë 07.07.2014 ( e Hënë) do të kryhet dezinsektimi aerosol nga toka kundër mushkonjave në periudhën nga ora 22:00 deri në 06:00 të ditës së nesërme.

Dezinsektimi do të kryhet në pikat specififike problematike në të gjithë territorin e Komunës së Strugës . Posaçërisht i njoftojmë bletarët në Komunën e Strugës , të marrin masa për mbrojtjen e bletëve për periudhën e lartëpërmendur.

Përndryshe , preparati përkatës nuk është i dëmshëm për njerëzit, kafshët , ujin dhe ngjajshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button