RTVM dhe Televizioni Kombëtar i Bullgarisë me marrëveshje për transmetim falas të programeve

Radio Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni Kombëtar i Bullgarisë sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën dakordohen reciprokisht që programet e tyre të transmetohen në territoret e të dy vendeve.

Është arritur pajtueshmëri që e drejta e ritransmetimit për operatorët kabllovik t’u jepet falas.

Kontratat do ti nënshkruajnë drejtori i përgjithshëm i RTM-së Marjan Cvetkovski dhe i TKB-së Vera Jankova. Përfaqësuesit e TKB-së njëkohësisht do t’i nënshkruajnë edhe kontratat e para me dhjetëra ritransmetues kabllovikë nga Maqedonia ku si rrjedhojëm programi satelitor i TKB do të vihet në ofertën e tyre.

Një procedurë identike së shpejti do të realizohet edhe në Sofje me disa nga operatorët kabllovikë të Bullgarisë që do të marrin të drejtën për të shkarkuar programin satelitor të Televizionit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button