Protestë lidhur me dënimin e gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”

Në Shkup gjatë ditës së sotme pas orës 13:30 do të mbahet protest kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve të Maqedonisë nga organet policore e gjyqësore.

Me moton, protestë kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, maltretimeve familjare, urrejtjes etnike e fetare, protesta do të fillojë nga Qendra tregtare Çairçanja në Shkup.

“O ju njerëz nuk është vetëm protest, por është obligim kombëtarë të jetojmë me moton: sot  në kojshi, nesër në shtëpi. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paqin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestën e sotme në Shkup.

Protesta vjen si rezultat i dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin e ashtuquajtur “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button