Ditar Ramazani-7

Hilafeti është synim i myslimanëve në tërësi, e jo i një grupi të caktuar. Për të punojnë myslimanët ditë e natë në forma e mënyra të ndryshme. Xhihadin e përcakton hilafeti, e jo xhihadi hilafetin. Xhihadin e shpall hilafeti në krye me halifen, kur ka nevojë për t`u shpallur, e jo grupet e caktuara në emër të xhihadit të shpallin Hilafetin.

Hilafeti është një perandori islame, e cila vjen në skenë në mënyrë evolutive e jo revolucionare. Për këtë gjë na mëson shumë bukur historia e Pejgamberit Muhammed alejhi selam me shpërnguljen e tij në Medine. Ne nuk mund të nxjerrim në pah hilafetin, nëse fillimisht atë nuk e ndërtojmë në zemrat dhe shtëpitë tona. Në lidhje me këtë gjë, gjenden shumë sqarime tek librat e prof. Sejjid Kutub r.a.

Njerëzit që punojnë për hilafetin më së shumti në kohët moderne, janë gratë tona që bëjnë çmos që lindjet e fëmijëve të tyre të mos i bëjnë tek mjekët meshkuj. Ata duke u kujdesur për institucionin e familjes qysh prej fillimit dhe me përkrahjen e burrave, kujdesen me vetëdije ose pa vetëdije edhe për ndërtimin e vet hilafetit.

Duke qëndruar të forta në rrugëtimin e tyre të gjatë për rritjen e fëmijëve në Islam, ata na sqarojnë rrugën nëpër të cilën duhet të kapërcej ummeti drejtë ndërtimit të hilafetit.

Dertin për hilafetin duhet ta mbajmë si dertin për edukimin e fëmijëve. Gjumi nuk na nxënë kur e shohim se fëmijën e kemi të sëmurë. Bëjmë çmos për t`ia zgjidhur problemet e tyre. Po arma më e fuqishme për të gjitha çështjet në këtë botë është puna, dituria, besimi dhe vetëdijesimi.

Ne nuk mund të flasim për hilafet, kur nuk kujdesemi për familjet tona ashtu si duhet. Nuk mund të flasim për hilafet, kur ofendojmë dhe nënçmojmë secilin person i cili nuk mendon si ne. Atëherë njerëzit shumë lehtë mund të dyshojnë në ne, se a po punojmë për ndërtimin e hilafetit, apo për mos kthimin e tij asnjëherë.

Jetojmë në një kohë trazirash ku është bërë e vështirë të dallohet e bardha nga e zeza. Sulmet po vijnë prej anëve të ndryshme, po edhe nga vet radhët e myslimanëve. Kur flasim për sulmet, nuk i mendojmë vetëm ushtritë, luftën.

Ushtria, lufta është fjala e fundit ose thënë ndryshe, vrima e fundit e kavallit. Para saj ka shumë gjëra tjera të cilat nuk e lënë rehat, pasurinë, trupin, jetën, shpirtin, mendjen, e zemrën e besimtarit.

Normal edhe mbrojtja e besimtarit duhet që të bëhet në të njëjtën formë ose në ndonjë formë ende më të mirë. Nuk mund ta quajmë mbrojtje, një diçka që në gjithçka ngjan pos në mbrojtje.

Mbrojtja nuk është shkatërrim, zhdukje, sharje ose arsyetim i epsheve. Njerëzit të cilët arsyetojnë epshet e tyre, ose e shfrytëzojnë rastin për t`i nxjerr në pah dëshirat e tyre epsharake janë dëmtuesit më të mëdhenj.

Fjala e parë në Kur`an është lexo, e jo lufto. Alfabeti i jetës së besimtarit ka shumë shkronja, ku secila prej tyre kërkon përkushtim të madh. Ne, nuk mundemi të kapërcejmë tek një shkronjë tjetër pa e mësuar mirë deri në praktikë të parën.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button