fbpx

Mot me diell me vranësira lokale

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë të dobët herë pas herë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të arrijë shpejtësi deri në rreth 70 km/orë.

Temperatura do të jetë prej 22 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell, si dhe me erë herë pas herë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura do të jetë deri në 28 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet periudhë kryesisht stabile dhe me mot të ngrohtë, por megjithatë në orët e pasditës është e mundur dukuri e izoluar e reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close