Fishekzjarret shkaktuan zjarr në Ambasadan e SHBA-së në Shkup (FOTO)

Sonte fishekzjarret që u lëshuan nga Ambasada e SHBA-së në Shkup me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë, 4 korrik shkaktuan një zjarr të vogël në bar të thatë në afërsi të Ambasadës. Njesiti i zjarrëfiksve  ndërhyri shpejet  dhe zjarri i vogël u shua.

Ndryshe, me ftesë e ambasadës amerikane në Shkup, të pranishëm kanë qenë thuajse e gjithë elita e politikanëve përpos Gruevskit i cili është në udhëtim.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Paul Wohlers tha se llojllojshmëria e qytetarëve tanë e bën Amerikën edhe më të fuqishme, si dhe llojllojshmëria e marrëdhënieve tona me vendet nëpër të gjithë botën, me partner siç është Republika e Maqedonisë. “Ne jemi krenarë për miqësinë tonë me Maqedoninë dhe krenohemi me lidhjet që i kemi” tha mes tjerash Wohlers.

Fishekzjarret shkaktuan zjarr 6 Fishekzjarret shkaktuan zjarr 5 Fishekzjarret shkaktuan zjarr 4 Fishekzjarret shkaktuan zjarr 3 Fishekzjarret shkaktuan zjarr 2 Fishekzjarret shkaktuan zjarr 7

Lajme të ngjashme

Back to top button