Labinot Tahiri – Labi, iu bashkëngjitet protestave në Shkup

Protestat e sotme të parapra pas namazit të xhumasë në Shkup për shkak të dënimit maksimal të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” ka mbeldhur bashkë shumë shoqata joqeveritare por, prezencën e kanë konfirmuar edhe yje të estradës shqiptare.

Në protestën e sotme do të marrë pjesë edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi, transmeton Zhurnal.

“Pa iu dhënë këtyre protestave ndonjë konotacion politik dëshiroj të shprehi me bashkëkombasit e mi pakënaqësinë ndaj këtij vendimi monstruoz”, ka thënë Labi.

Protesta e sotme që pritet të jetë masive ka për qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve të drejtësisë për funksionim sipas parimit të drejtësisë me argumente e dëshmi dhe jo të politizohet gjykata dhe prokuroria.
LEXO: (VIDEO)’Monstra’, flet i pafajshmi Sejdiu: Maltretimi që përjetova për dy vite, nuk përshkruhet me fjalë
LEXO: Reagimi i Llokman ef. Kamberit: Liderët heshtën për rastin Monstra (VIDEO)
LEXO: Reagime: Rasti Monstra, i montuar dhe planifikuar që moti

Lajme të ngjashme

Back to top button