(VIDEO)’Monstra’, flet i pafajshmi Sejdiu: Maltretimi që përjetova për dy vite, nuk përshkruhet me fjalë

Rami Sejdiu  i cili kohë më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata për rastin Monstra flet për Portalb për gjithë periudhën e kaluar që nga dita e arrestimit. Për më shumë ju prezantojmë videon me deklaratat e Rami Sejdiut, që realizoi Redaksia Portalb.
Sejdiu bën të ditur se mbi njëzet polic të njësisë speciale kanë hyrë në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast kanë shqetësuar tërë familjen, si dhe se ende ndjen pasojat nga përjetimet e tmerrshme që kaloi në burgun e Manastirit.

“Ishe ora katër e mëngjesit kur policia hyri në shtëpinë time dhe më arrestoi, ishin mbi njëzet persona, na tmerruan”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se maltretimi i tyre gjatë arrestimit dhe dërgimit në burgun e Manastirit, nuk përshkruhet me fjalë.

“Na kanë maltretuar shumë, kam qëndru 24 ora në stacionin policor dhe skam pasur ide se për çfarë më kanë marrë, madje edhe pyetjet e bëra nga policia nuk kishin të bënin asgjë me atë për çka më akuzonin. Nëpërmjet gazetës kam kuptuar se për çfarë më kanë kapur. Ditët e para ishim të torturuar dhe të rrahur nga gardianët e burgut dhe më pas jo. Kushtet në të cilat unë vuajtja paraburgimin nuk kanë fjalë. 26 muaj në një qeli 4 metra katrorë, i vetëm, aty haja aty pija madje edhe tualetin e kisha gjysme metre larg krevatit ku flija”, tha Sejdiu.

Si shtoi se drejtësia për të doli në pah dhe u lirua, shpreson qe edhe të dënuarit tjerë me burg të përjetshëm të lirohen nga vendimi i gjykatës, i cili u soll në mungesë të shumë fakteve lidhur me rastin në fjalë. Sot organizohen protesta masive si shkas për revoltën e shkaktuar për rastet e montuara gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button