Një mësues nga Tetova kapet me diplomë të falsifikuar

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër K.M.(37) nga fshati Leshnicë e Poshtme, i punësuar si arsimtar në shkollën fillore “Hasan Tasimi” në fshatin Sallarevë për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të rrejshme”.

I padituri gjatë vitit 2012 ka marë diplomë të falsifikuar për mbarimin e Fakulltetit të shkencave natyrore në Universitetin e Tiranës në R. e Shqipërisë, të cilën më pas e ka përdorur si të vërtetë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, për të cilën i është lëshuar vendim për nostrifikimin e saj./Shqipmedia

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ne fshatin Novo selle dhe jellovjan te komunes se Bogovinjes, sipas gojedhenave , poashtu ka te punesuar mesues qe ka te kryer shkolle te mesme , dikush thote se as te mesme nuk ka disa vite me rradh punon. Nuk mund te kuptoj keto raste se si mund ti hesht ministria e arsimit!???

  2. Se sa jane te verteta keta muhabete duhet misnistria ti zbulon,. Apo me siguri ministria e arsimit i din dhe i hesht!!?
    Kete e them si e drejt Morale qe te mbrohet profesioni mesues , pasi qe ka me qindra njerez qe kan mbaruar arsim te larte shkollor a jane te papune. Eshte Etike qe te merren masa , poqese ka mesues te till te largohen pasi qe separi do t’u mundesohet femijve te ken arsimatre te mirfiilt dhe i edukuar per udheheqeje te procesit arsimor.

Back to top button