Hiqet shtylla e vendosur në rrugë

Pas fotove të të postuara nga kalimtarët dhe nga drejtues të automjeteve, ku shtylla qëndronte në mes të rrugës, CEZ ka reaguar për heqjen e saj.
Ditën e sotme dhjetëra punonjës kanë mbërritur në rrugën e Drimadhës, për heqjen e shtyllave të cilat ishin një burim aksidentesh. Në krye të këtij aksioni ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë Shpërndarëse në Fier, Arjan Feskaj, i cili ka ndjekur punën për heqjen e këtyre shtyllave. /Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button