Haradinaj: I kemi numrat e nevojshëm!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka shpëtuar nga ripërseritja e zgjedhjeve.
Ai është shprehur i bindur se do t’I fitoj numrat e nevojshëm për të qeverisur me vendin. Me gjithë dallimet që ka me Vetëvendosjen, Haradinaj thotë se kanë përafruar qendrimet, derisa i ka ofruar kësaj të fundit që të bëhet pjesë e proceseve të privatizmit.

“Ata vet kanë me qenë pjesë e këtyre proceseve”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.
Ndërkaq, ai ësht shprehur I bindur se Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të mund të formojë qeverinë, meqë sipas tij, nuk ka mundësi që të gjejë partnerë.

“PDK ka shpresu se do ti jepen dy mandate, ata kanë thënë hajt se do ta gjejmë një partner se do të lodhen partitë poltike, por nuk po ndodhë ashtu”, është shprehur Haradinaj/Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button