Blerina e gatshme të “fluturoj” në Greqi

Reprezentacioni i Maqedonisë në xhudo ka arritur në Athinë të Greqisë ku nga nesër do të filloj kampionati evropian në xhudo për kadet.

Në këtë eveniment seleksionuesi Goran Mickovski do të paraqitet me dy garuese Berna Sherifovska (52kg) dhe Blerina Seferi (48kg).

Të gjithë vëmendja për të arritur deri te medalja është kthyer nga garuesja Seferi e cila deri më tani ka dy ari nga kampionatet ballkanike dhe një argjend, kurse kjo do të jetë evropiani i parë në karrierën e saj.Vet Bleri për Zhurnal potencon se ndihet shumë e emocionuar para kësaj gare, por njëherit edhe e motivuar për të arritur sukses.

“Kjo do të jetë evropiani i parë në karrierën time dhe shpresoj të kaloj me sukses. E di që do jetë vështirë por do të jap maksimumin të arrij deri te medalja. Në ballkaniken që u zhvillua po në Greqi para 2 javëve kam pasur shumë dëm në finale por shpresoj se kësaj radhe do të jenë më të vëmendshëm në ndarjen e drejtësisë”, tha “Shqiponja e Shipkovicës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button