Moratti pranë largimit si president nderi

Bosi 69 vjeçari i Interit, Massimo Moratti është pranë dorëheqjes si president nderi i Interit.

Siç raportojnë mediat italiane, Moratti nuk ndan të njëjtat ide dhe strategji me Erick Thohir, ndaj ka vendosur t’a lerë të lirë në vendimmarrje manjatin indonezian.

Lamtumira e fundit mund ti jepet në asamblenë e ortakëve në muajin Tetor, sigurisht nëse ish-presidenti zikaltër nuk do të ndryshojë qëndrim deri atëherë.

Tashmë është e qartë e gjitha kjo vije pasi stratëgjitë që ka indoneziani Thohir nuk përshtaten aspak me ato të Morattit.

Thohir është duke ndryshuar gjithë stafin, veprime që nuk i kanë pëlqyer aspak Morattit, që tashmë i ka mbetur vetëm posti i presidentit të nderit pa asnjë fuqi vendimmarreje./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button