Osmani: Për “Monstrën”, kam paraqitur qëndrimin e partisë, emri im po keqpërdoret

Pas prononcimit të  organizatës joqeveritare, “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, e cila kërkoi sqarim nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për deklaratat e më parshme për rastin “Monstra”, sipas të cilëve asnjë i pafajshëm nuk do të dënohet, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, Bujar Osmani, duke thënë se vetëm një injorant mund të kërkojë përgjegjësi nga ai dhe se ai ka prezantuar vetëm qëndrimin e partisë ashtu si i është dhënë.

“Kam kohë që hesht për keqpërdorimin e emrit tim në lidhje me rastin “Monstra” dhe kjo për shkakun e ndjeshmërisë së rastit. Por sot kur disa persona që punojnë për portalet e VMRO-së, më thërrasin mua në përgjegjësi, dua t’u bëj me dije se vetëm një injorant i instrumentalizuar për qëllime të një Zot e di se çfarë, mund të kërkojë përgjegjësi nga një zëdhënës partie”, thotë Bujar Osmani, në profilin  etij në Facebook.

“Për të hedhur dritë mbi rrethanat e deklaratave të mia, dy vite më parë, dua të sqaroj se natën e aksionit “Monstra” kam kujdestaruar në punë dhe të nesërmen kam paraqitur qëndrimet e partisë, ashtu siç më janë paraqitur mua. Qëndrimi im personal, atëherë dhe sot, për këtë rast gjyqësor, është se, duke mos paragjykuar fajësinë, duhet parë argumente bindëse dhe prova të besueshme për vendimin final.Në rast të kundërt, Gjykata e Apelit nuk mund të ketë alternativë tjetër përveçse të kthejë rastin për gjykim të serishëm në shkallë të parë”, përfundon komentin e tij zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Bujar Osmani (Custom)

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Normal! Ju per cdo deklarat keni pregadit edhe Alibi. Dhe cka paraburgimi do te zgjas me decenije, na si Shqiptarr te etiketuar si gjithmon, ndersa Ju ne emer te tragjedise i mbani kolltuqet.
    HE ALLAHU JU MAROFT!

  2. Per cka ju kemi votu per farka e tendera apo per ti mbrojtur interesat e popullit .valle edhe sa sopotace brodeca duhet me u perserit.a jeni ne vetefije se jeni tu i pa edhe jeni tu shujt si ato pulat qi bien nklluq.nuk po ju vjen marre mare sa nana e motra po vajtojn e ju si qyqana po rrini .turp

Back to top button