fbpx

Thaçi uron Ramën dhe Metën për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta për fitoren e tyre në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

“Procesi i suksesshëm i mbajtjes së zgjedhjeve pa dyshim është meritë e shtetasve shqiptarë dhe i gjithë subjekteve politike të Republikës së Shqipërisë. Ky është një hap i madh i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.  Shpreh bindjen e thellë se Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nën udhëheqjen  Tuaj, do t’i përmbushë këto standarde dhe se suksesi i saj nuk do të jetë vetëm sukses i shtetasve shqiptarë, por edhe i të gjithë shqiptarëve ngado që janë. Procesi i suksesshëm zgjedhor në Republikën e Shqipërisë paraqet një hap të madh drejt integrimit në Bashkimin Europian”, theksohet në telegramin e urimit të kreut të PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Në urimin drejtuar Metës nënvizohet se LSI do të jetë faktor i rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku do të mbizotërojë drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i plotë i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button