Berisha rikthehet në Kuvend me fjalë fyese, deputetet lënë sallën e Kuvendit (VIDEO)

Ish-kryeministri, Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas përjashtimit me 10 ditë. Në fjalën e tij, Berisha ka përmendur sërish fjalët për të cilat u përjashtua, por këtë herë nuk pati asnjë reagim.

Më herët, deputetet femra të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim braktisën sallën në shenjë proteste. Një veprim i tillë pritet të bëhet sa herë do të marrë fjalën ish-kryeministri.

“Morët vendim pse unë citova fjalë që zotëria i adresonte ministres dhe shoqes së ministrit dhe për një të tretë, për të cilën unë nuk jam prononcuar”, tha Berisha. “Më jeni dukur si banorë të ‘Fermës së Kafshëve’ të George Orwell.”

Në përfundim të fjalës së tij, ndërsa në foltore deputeti i PS-së, Taulant Balla po e akuzonte për “zëdhënës të Gates”, Berisha bashkë me Jozefina Topallin u larguan nga salla e Kuvendit.

“Miqësisht të them, mos u mundo që më kot që ato fjalë që t’i nxë vetëm ty goja, mund t’ia vësh dikujt tjetër në gojë se, nuk i ka thënë kurrë dhe as i ka çuar kurrë ndërmend. Megjithatë, kjo është një sjellje që të gjithë shqiptarë e dinë, fjalët e pista të kanë shoqëruar në të gjithë jetën tënde politike. Fjalët e pista janë morali yt, udhë të mbarë në pleqërinë tënde politike”, iu drejtua Balla./ Shekulli

http://www.dailymotion.com/video/x20qlx2_berisha-rikthehet-ne-kuvend_news

http://www.dailymotion.com/video/x20qlzr_balla-per-berishen_news

Lajme të ngjashme

Back to top button