Gruevski dhe Zaev nuk u paraqitën në Gjykatë

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot nuk është paraqitur as paditësi, kryeministri Nikolla Gruevski dhe as lideri i opozitës Zoran Zaev. Seancën e sotme përgatitore ata e lanë në duar të avokatëve të tyre.

Avokati i Gruevskit theksoi se Prokuroria Publike veç më është prononcuar, ndërsa ankesë pas vendimit të Prokurorisë, mund të ngrejë vetëm pala e dëmtuar që në këtë rast, sipas avokatit të Gruevskit, nuk është LSDM-ja.

Avokati i Zoran Zaevit, Filip Medarski, vendimin e Prokurorisë Publike e cila hedhe poshtë akuzat e LSDM për rastin “Banka e Maqedonisë”, e konsideron si jo të plotfuqishme sepse në vetë vendimin e Prokurorisë nuk ka pasur vulë, ndërsa sipas avokatit, pala e dëmtuar në këtë rast është Maqedonia, respektivisht buxheti shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button