Nga 8 korriku 250 mijë të siguruar më shpejt dhe më lehtë deri te barnat

Nga 8 korriku 85 ilaçe nga lista pozitive me ndryshimet e reja të cilat i vendosi Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) bëhen të arritshme për 250.000 të siguruar të cilët mund të marrin në mënyrë më të thjeshtë  733.000 receta.

Ndryshimet, të cilat sot në konferencë për shtyp i prezantoi drejtoresha e FSHSHM, Maja Parnaxhieva Zmejkova, janë bërë me kërkesë të grupit të të siguruarve dhe mjekëve, por edhe në bazë të analizave të FSSHM, sipas të cilave është vlerësuar se ka edhe arsyetim mjekësor për liberalizimin e ri të këtyre ilaçeve nga lista pozitive. Ajo theksoi se vendimi është publikuar në gazetën zyrtare të RM-së dhe përfshin dy ndryshime në pjesën e regjimit të zgjerimit të ilaçeve të caktuara.

“Risi në segmentin e parë është ndryshimi i regjimit të dhënies së ilaçit për përdorim në kushte spitalore, të ilaçit i cili mund të jepet me recetë në mbrojtjen primare shëndetësore. Për 10 ilaçe për gjenerikë gjegjësisht 16 emra të mbrojtur të ilaçeve bëmë ndryshim dhe i transferuam në listën primare gjegjësisht të siguruarit në barnatore menjëherë mund t’i marrin në barrë të Fondit pa u rënduar buxheti i spitalit dhe të bëhet endje e panevojshme e të siguruarve deri te spitali në dhe jashtë nga vendi i banimit, por edhe për largimin e refundimeve” tha Panarxhieva Zmejkova.

Përqendrimi, sqaroi, është që i siguruari më shpejt edhe më lehtë ta marrë ilaçin në recetë në barrë të Fondit. “Qëllimi ishte që të ulet numri i udhëzimeve në nivelet më të larta në sistemin shëndetësor dhe  vetëm të merret rekomandim për ilaç të caktuar, e jo të bëhet kontroll gjegjësisht të bëhet kontroll  te mjeku” tha Panarxhieva Zmejkova.

Theksoi se spitali nga lista siptalore primare pozitive transferohen ilaçet e epilepsisë (oxcarbamazepin (Trileptal, Oxalept), të cilat mund t’i japë mjeku i përzgjedhur me rekomandim paraprak nga specialisti apo subspecialisti, për sëmundjen e Parkinsonit (levodopa, carbidopa, entacapone (Stalevo), antidepretivët (venlafaxine (Velafax, Velahibin, Zanfexa) të cilat mund t’i japë mjeku i përzgjedhur me rekomandim nga specialisti, për transplantim të organeve dhe indeve (itraconazole (Orungal) të cilat tani mund t’i japë mjeku i përzgjedhur me rekomandim të konziliumit klinik dhe për sëmundje autoimune neuromuskulore Mijastenia gravis (pyridostigmine (Mestinon).

Ajo theksoi se ndryshimi i dytë ka të bëjë me atë se ilaçet mund t’i japë mjeku i përzgjedhur pa rekomandim paraprak nga specialisti apo subspecialsit. “Me këtë do të ulet numri i udhëzimeve, gjegjësisht 250,000 orare shtesë do të liroheshin në klinika dhe spitale, ndërsa me këtë edhe më shumë kohë do të kenë specialistët t’i kushtojnë kujdes pacientëve. Përfitim për të siguruarit është se do të shkurtohet edhe koha që deri tani nevojitet të merren këto ilaçe në recetë në barrë të Fondit. Posaçërisht për të siguruarit të cilët deri tani duhet të udhëtojnë deri te institucionet shëndetësore nga nivelet më të larta në qytet e tjera, ndërsa tani do të munden që vetëm me vizitë të mjekut të përzgjedhur të marrin recetë për këto ilaçe” theksoi Panarxhieva.

Lajme të ngjashme

Back to top button