Mehazi: Personat e siguruar të denoncojnë pagesën ilegale të shërbimeve shëndetësore

Pensionistët nga Struga sot në seminar kishin mundësinë të njoftohen me të drejtat dhe procedurat e tyre në lidhje me pagesën e participimit, refundimit të mjeteve nga ilaçet, konsultimet specialiste, si dhe për realizim më të shpejtë të shërbimeve shëndetësore.

Në seminarin edukativ ishin të pranishëm drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Xhemali Mehazi dhe sekretari i Shoqatës së pensionistëve në Strugë, Mirko Tërposki.

Pensionistët e Strugës, sipas Tërposkit, më shumë ankohen në pagesën e participimit për shërbimet. Ai konsideron se nuk është në rregullt që të ekspozohen në pagesa shtesë pas çfarëdo qoftë analizave dhe kontrolleve.

Në lidhje me ankesat nga pensionistëve për pagesën e participimit, drejtori Mehazi theksoi se çdo person i siguruar, mes të cilëve edhe pensionistët kanë të drejtë të denoncojnë për pagesë ilegale të shërbimeve shëndetësore.

Nëse Fondi konstaton se ka pagesë jo korrekte të participimit, sipas tij, Institucioni shëndetësor detyrohet t’i kthejë paratë ose Fondi do t’i refundojë. “Nuk do të lejojmë që person i siguruar të dëmtohet në mënyrë jo të drejtë”, theksoi Mehazi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button