Ministria e Transportit, e pa interesuar për autostradën Shkup – Prishtinë

Lidhja e Maqedonisë me Kosovën me autostradë nuk është prioritet i ministrisë së transportit (MT). Në këtë moment, ndërtimi i aksit rrugor Shkup- Bllacë, që me planin e Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë ishte planifikuar të fillojë me ndërtim në 2016, është vetëm në fazën e kërkimit të mendimit, nëse këto 13 kilometra janë të leverdishme. Në qëndrimin e ministrisë së transportit thuhet: ‘Për realizimin e këtij projekti është paraparë që Korporata financiare ndërkombëtare të sigurojë shërbime këshillëdhënëse për mundësitë e koncesionimit të aksit rrugor Shkup-Bllacë në gjatësi prej 13 kilometra, deri në kufirin me Kosovën, pas çka do të shqyrtohen mundësitë për realizimin e projektit me partneritet publiko-privat, thonë nga Ministria e Transportit, transmeton Alsat.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Le mos te jete e interesuar vete do ta regullojme do mbledhim taxat e domateve,specave. ,e shume e shume produkteve qe vijne nga Maqedonia ne Kosove
    Tja rasin doganen per mallrat e Mk dhe te shohim sa te interesuar do te jene per ndertim te ruges .
    Ali ahmeti le ti bjere fyellit ne qeveri se cifteline e ka mesuar miree

Back to top button