Ademi: Komunat dhe Shkollat të ngrenë iniciativë për drejtime të reja

Ulja e numrit të nxënësve dhe rritja e numrit të mësimdhënësve kanë ardhur për shkak të reformave në arsim, siç janë mësimi nëntëvjeçar, që nënkupton shtimin e një viti shkollor të procesit, si dhe lëndët e reja që aplikohen në disa drejtime. Ky është arsyetimi i Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi ndaj këtij fenomeni për të cilën thotë se ai ndodh jo vetëm te maqedonasit por edhe shqiptarët. Ai iu bën thirrje komunave dhe sektorëve arsimor komunal, se me decentralizimin, janë ato që i ngrenë prioritetet në arsim.

“Për hapjen e drejtimeve të reja duhet të ketë iniciativë nga shkolla, konkretisht nga komuna, dhe pastaj ministria mund t’i përgjigjet pozitivisht ose negativisht në bazë të analizave dhe nevojave që ka një komunë për të hapur drejtime të reja. Por gjithmonë them varet nga iniciativa. Unë do të kisha bërë apel që komunat të jenë pak më kreative veçanërisht në hapjen e drejtimeve profesionale dhe jo në hapjen e drejtimeve të gjimnazeve dhe të përgjithshme”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Ademi paralajmëroi  kontroll rreth punësimeve që bëhen nëpër shkolla me qëllim që të evitohen angazhimet e panevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button