fbpx

Vazhdojnë sukseset ​për Rita Orën

Karriera e këngëtares së njohur Rita Ora është duke u zhvilluar me shpejtësi. Nuk është hera e parë që këngëtarja me famë botërore e që është nga Kosova, bëhet imazh i një kompanie të caktuar.

Pasi këngëtarja e hitit “I will never let you down”, ishte imazh edhe i firmës së njohur Adidas, i veshjeve të Madonës, ajo sot është shfaqur edhe imazh i një kompanie shumë të madhe për prodhimin e veturave.

Rita, është shfaqur sot në Berlin, si imazh i prodhimit të ri të Toyotas, e cila ka sjell në treg Toyota Aygo.

Dhe këngëtares i kishte rastisur që të jetë e ulur në makinën e re të kësaj firme, e cila kishte të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin e saj.

“Berlin!Promovimi i Toyota Aygo të re! Makina ka të njëjtën ngjyrë si buzëkuqi im”, ka shkruar Rita Ora në llogarinë e saj në rrjetin social facebook.

E edhe kësaj radhe, ajo nuk ka nguruar të thotë se vendlindja e saj është Kosova, madje këtë e ka bërë edhe gjatë një interviste për kanalin televiziv gjerman RTL./Kosovapress/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close