Jashari takohet me ambasadorin e Sllovenisë në RM

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë të akredituar në Maqedoni Branko Rakovec.
Ministri Jashari e njoftoi ambasadorin slloven me aktivitetet aktuale të ministrisë dhe me agjendën intensive të reformave në fushën e jurisprudencës të cilat janë në rrjedhë në Ministrinë e drejtësisë.

Ambasadori Rakovec përcolli urimet deri tek ministri Jashari me dëshirë për punë të suksesshme e cila do të kontribuojë në përparimin e mëtutjeshëm të interesit të ndërsjellë në mes të dy shteteve.

Jashari shprehu falënderim të veçantë deri tek Republika e Sllovenisë për përkrahjen e pa rezervë që deri më tani e ka dhënë ky vend në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe bashkëpunimin e plotë në planin bilateral.

Ministri Jashari u shpreh se bashkëpunimi me Republikën e Sllovenisë edhe në të ardhmen do të shënojë trend pozitiv, ndërkaq marrëdhëniet ndër fqinjësore në mes të dy shteteve do të çojnë në interes të stabilitetit, prosperitetit dhe të ardhmes evropiane të Rajonit.

Bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm dhe realizimi i projekteve të përbashkëta si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e jurisprudencës është në të mirën e qytetarëve të të dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button