Mjekë nga Maqedonia do të trajnohen në spitalin e Hong Kongut

Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë takimit të sotëm me ekipin menaxhues të spitalit “Kuin Meri” në Hong Kong, arriti marrëveshje për trajnim dhe edukim të mjekëve nga Maqedonia.

“Kuin Meri” është qendra kryesore shëndetësore në Hong Kong, dhe klinika më e shpërblyer në rajon. Në periudhën e ardhshme, ekipe profesioniste të të dyja palëve duhet t’i saktësojnë sferat e mjekësisë në të cilat kryhet trajnimi i mjekëve nga Maqedonia dhe procedurat për realizimin e bashkëpunimit.

“Shpresojmë se edhe mjekët e tyre, nga Hong Kongu, do të vijnë edhe tek ne për ta bartur diturinë e tyre, duke qëndruar në Maqedoni disa javë e më tepër, me qëllim që një numër më i madh i mjekëve dhe personelit mjekësor të mësojnë disa nga shkathtësitë të cilat mjekët nga Hong Kongu i kanë mësuar dhe zbatuar, ndërsa tek ne ende nuk praktikohen”, deklaroi kryeministri Gruevski pas takimit në Hong Kong, në suaza të vizitës në RP të Kinës.

Spitali “Kuin Meri” është i specializuar në shëndetësi terciare në tërë territorin e Hong Kongut. Ka të punësuar mbi 5.000 veta, prej të cilëve mbi 1.500 mjekë. Është i njohur për metodat e veta avancuese në fushën  transplantimi dhe pediatrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button