fbpx

LSDM insiston në qeveri teknike, VMRO i përgjigjet me ndalimin e bisedimeve

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka theksuar se partia e tij dhe partnerët e koalicionit nuk kërkojnë qeveri teknike që të bashkëqeverisin me Gruevskin.

“Kërkojmë qeveri teknike me një mandat të vetëm – të organizojmë zgjedhjet e ardhshme. Nëse qeveria mendon se mund të fitojë edhe në zgjedhje të ndershme, ky është shans për të dëshmuar këtë. Por, siç edhe dyshuam, për këtë shkak edhe ikin. Thërrasim në betejë të fortë për kthim të Maqedonisë ku e ka vendin, mes botës së civilizuar si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Të përgjigjemi me përgjegjësi kah shteti ynë, Republika e Maqedonisë”, ka deklaruar Zaev gjatë paraqitjes në tribunën e organizuar në “Aleksandar Pallas” në Shkup.

“Strategjia për të cilën punojmë nuk është strategji për ardhje në pushtet. Kjo është strategji për zgjedhje të lirë. Zgjedhjet e fundit ishin kulminacion i cikleve zgjedhore të kriminalizuar që në kontinuitet po zbaton qeveria e Nikolla Gruevskit. Nuk ka betejë demokratike, por fasadë demokratike. Nuk ka sundim të drejtësisë, por drejtësi sipas pushtetit. Nuk ka as institucione, as media. Gjithçka është parti. Për këtë shkak jemi jashtë Parlamentit. Që të tregojmë se vlerat tona nuk janë për shitje. Se për ata jemi të përgatitur të luftojmë. Nuk pranojmë marrëveshje të boshatisura që mund të na kthejnë prapa.

Ajo që mund të na kthejë është ndarja e shtetit nga partia, rregullim të mediave dhe përfaqësim të drejtë të opozitës në RTVM dhe mediumet tjera, precizim të qartë të Listës zgjedhore dhe ligjet zgjedhore, kryerjen e regjistrimitdhe para së gjithash marrëveshje për formim të qeverisë teknike që do të garantojë zbatim të gjithë kësaj dhe organizim të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike”, tha Zaev. 

VMRO-DPMNE: Nuk do të ketë bisedime me LSDM-në

Meqë nuk do të pranojë Zoran Zaev bisedime pa kushtin qeveri teknike, kjo do të thotë se bisedime nuk do të ketë, që në të vërtetë është edhe qëllimi i LSDM-së, ka qenë reagimi i VMRO-së së Nikolla Gruevskit.

“Strategjia që t’i bëhet dëm shtetit dhe qytetarëve që të arrihet te pushteti, përsëri do të jetë humbëse nga populli edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk është surprizë për VMRO-DPMNE. Por është për LSDM-në, Zoran Zaevin, Branko Cervenkovskin, Radmilla Shekerinskën. Ky është kodi, bërthama, politika. Mospasja e ideve për garim normal dhe betejë në mënyrë joreale që të uzurpojnë pushtetin, kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve. Kjo është strategji e njerëzve të pa aftë për punë dhe udhëheqje shteti”, kanë theksuar nga VMRO-DPMNE.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close