Algjeria ia dhuron Gazës paratë e Botërorit

Përfaqësuesja e Algjerisë të gjithë parat e fituara ka vendosur t’ua dhurojë banorëve të Gazës – bën të ditur sulmuesi i kësaj skuadre Islam Slimani.

Edhe përkundër paraqitjes së shkëlqyer Algjeria nuk pati fat, në të tetëne finales u eliminua nga Gjermania.

Të gjithë lojtarët tashmë janë kthyer në vendlindje dh ato janë pritur si heronj, ndërsa paratë e fituara do t’ua japin palestinezëve në Gaza që jetojnë në kushte jo të mira.

“Paratë atyre u nevojiten më shumë se neve”, tha Slimani për këtë gjest human që ka vendosur skuadra.

Të gjitha skuadrat që kanë arritur në të tetën e finales të këtij Botërori kanë fituar nga 9 milionë dollarë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button