Getoar Selimi feston ditëlindjen

Hip hop ylli shqiptar, Getoar Selimi, është duke e festuar ditëlindjen e tij të 32-të dhe për këtë tashmë ka marrë shumë urime. 

Krijuesi i hiteve të panumërta në skenën e hip hopit shqiptar, Getoar Selimi, po e feston ditëlindjen e tij të 32-të, që sigurisht ka vënë në pah urimet e shumta të fansave të reperit dhe në përgjithësi të hip hopit. 

“Flm krejtve ju jeni arsyeja për çdo sen që unë e boj. #MMV”, ka shkruar Geti në faqen e tij zyrtare në Twitter. 

Getoar Selimi së fundmi lansoi një projekt më ndryshe, ishte kënga “Jasha” ajo që zuri kryetitujt e gazetave për një stil më oriental të hip hopit që solli Geasy, i cili natyrisht, duke qenë një prej nismtarëve dhe një prej më të mëdhenjve, sigurisht se shpeshherë ndërron edhe stile për të qenë më atraktiv për dëgjuesit. 

Geti njihet si krijues tradicional i hiteve. Vetëm në vitet e fundit dallohen hitet “Pot Shoh Përmas”, “E Nxonme”, “N’Prishtinë”, “I kom” dhe dhjetëra të tjera. 

Aktualisht Geti vazhdon të jetë në grupin Tingulli 3nt dhe drejton hip hop ‘labelin’, Babastars.

Lajme të ngjashme

Back to top button