Shqipëria, prova e marrëdhënieve të mira të Izraelit me vendet myslimane

Shqipëria është prova që tregon se Izraeli mund të ketë marrëdhënie të mira me vendet myslimane, tha Yuli Edelstein, në një takim me homologun e tij shqiptar Ilir Meta ditën e mërkurë.

“Shqipëria është një vend mysliman që tregon se gjërat mund të jenë ndryshe”, i tha Edelstein kryeparlamentarit Meta, ku ky i fundit po viziton Izraelin për herë të parë.

“Marrëdhëniet Izrael-Shqipëri po vazhdojnë të rriten më nga afër, dhe unë mendoj që vizita juaj këtu do të kontribuojë për këtë.”

Edelstein gjithashtu vuri në dukje faktin se Shqipëria shpëtoi rreth 800 banorët e saj hebrenj gjatë Holokaustit, dhe kishte një popullsi më të madhe me hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se sa më parë.

Ndërkohë, kreu i Parlamentit shqiptar vlerësoi potencialin izraelit dhe u shpreh i gatshëm për zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve.

“Izraeli është një vend i avancuar dhe ka potencial të madh për tregti mes nesh, për investime dhe për ekspertizën tuaj në teknologji”, tha Meta.

“Kam shkruar në librin tuaj të ftesave që unë jam krenar që përfaqësoj Shqipërinë në Knesset, sepse ne shpëtuam sa më shumë hebrenj që mundëm gjatë Holokaustit.”

Meta gjithashtu shprehu ngushëllimet për vrasjen e tre adoleshentëve që ishin rrëmbyer nga Hamasi tre javë më parë, dhe tha se shpreson që vrasësit të sillen para drejtësisë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button