Ermali dhe Ami sërish prindër

Në llogarinë e rrjetit social “Facebook”, aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij simpatike, Amarda Tosa, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Për këtë ai ka kërkuar nga fansat e tij që të gjejnë një emër për fëmijën që është rrugës.’Një bebe është rrugës për në botën tonë. Duhet një emër për të. Është djalë. Mami dhe babi i tij ju falënderojnë për ndihmën’, ka shkruar Ermali në “Facebook”.

Kujtojmë se ai dhe Ami tashmë janë prindër të djalit të tyre Joelit dhe familja e tyre pritet të zgjerohet edhe më shumë. Sugjerimet dhe propozimet ishin të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të fansave që ai kanë facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button