Ja çfarë bëri Obama për portierin e SHBA-së (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Barack Obama e ka telefonuar portierin Tim Howard pas asaj paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Belgjikës.

”Tim, nuk e di se si do mbijetosh nga turma kur të kthehesh këtu. Duhet ta largosh mjekrën kështu ata nuk do të njohin ty”, tha presidenti i SHBA.

Në anën tjetër portieri i Everton e mirëpriti telefonatën duke theksuar se ndjehet shumë krenarë që përfaqësoi një vend si Amerika.

”Ne e dinim se ju po na shikonit sepse ju jeni mbështetës tejet i madh. Shpresoj të ju kemi bërë krenarë sepse ishte dhe gjithmonë do jetë kënaqësi ta përfaqësoj këtë vend”.

Lajme të ngjashme

Back to top button