Gjermanët me grip para ndeshjes me Francën

Një lajm aspak i mirë ka ardhur sot nga Brazili për tifozët e Përfaqësueses së Gjermanisë.

Plot shtatë lojtarë gjermanë janë sëmurë me grip vetëm një ditë para ndeshjes çerekfinale kundër Francës.

Një raportim të tillë e ka dhënë e përditshmja gjermane Bild, teksa më vonë u konfirmua edhe nga përzgjedhësi, Joachim Low.

“Shtatë lojtarë kanë simptoma të lehta gripi. Nuk është edhe aq keq për momentin, ndoshta ka ndodhur shkaku i udhëtimit, ndryshimit të temperaturave apo rrymimit të ajrit. Shpresojmë se situata do të kalohet”, u shpreh Low.

Lajme të ngjashme

Back to top button