Beatrix thotë: Qysh ki qejf?

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, ka bërë të ditur se së shpejti në treg do të vijë me këngën me të re.

Këtë Trixa e ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka lënë mbishkrimin. “Qysh Ki Qejf ComingSoon!”.

E këtij lajmi padyshim që më së shumti i janë gëzuar fansat e saj të cilët e përcjellin këngëtaren në çdo hap përmes faqeve të saj zyrtare në rrjete sociale.

Ndryshe Beatrix nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth këtij projekti, përveç se ka treguar se shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button