Algjeria në këmbë, u kthyen heronjtë (VIDEO+FOTO)

Pas suksesit historik të reprezentacionit të Algjerisë në Kampionaton Botërorë Brazil 2014, Në kryeqendrën e shtetit afrikanoverior, futbollistët janë pritur si heronj të kombit, ndërsa për ta do të përgatitet edhe një iftar special, ku pritet të merr pjesë edhe kryetari i Algjerisë, njofton agjencia Anadolia.

Në aeroportin Havari Bumedin në Algjeri, “Dhelprat e shkretëtirës”, sot janë pritur si heronj të kombit. Në pritjen madhështore ka marrë pjesë edhe kryeministri Abdulmelik Sellal, ministri i sportit Muhammed Tehmi dhe përfaqësues tjerë të lartë të jetës politike në Algjeri.

Edhe përkundër agjërimit dhe temperaturave të larta, i gjithë qyteti kishin dalur nëpër rrugë duke përshëndetur heronjtë. Me këtë qëllim kishin udhëtuar edhe tifozë nga qytete të tjera të Algjerisë.

Gjatë mbrëmjes është planifikuar iftar për nder të reprezentacionit, ku do të merr pjesë edhe kryeministri Sellal, ndërsa pritet që në iftar të merr pjesë edhe kryetari Abdulaziz Byteflika.

Reprezentacioni i Algjerisë në të tetën e finales pësoi disfatë minimale nga Gjermania me rezultat 2:1, por edhe përkundër disfatës në këtë Botëror, Algjeria shënoi sukses historik, duke qenë kundërshtare e denjë me superfuqitë e futbollit, siç ishte edhe Gjermania. /Portalb

.
.
.
.
.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button