Prishtina: Nuk mund të dorëzojmë Ismailoviqin dhe Demirin pa urdhërin e Gjykatës

Nuk fshehim asgjë rreth ekstradimit të dy të akuzuarve të parë në rastin “Monstra”. Por, nuk mundemi të bëjmë dorëzim të tyre derisa të jep qëndrim Gjykata Themelore në Prishtinë.

Rasti është në duart e tyre. Pasi që të dëgjojmë vendimin e tyre, atëherë mbetet të deklarojë edhe ministri i Drejtësisë. Ka deklaruar kështu Driton Lajçi, këshilltarë i Ministrisë së atjeshme të Drejtësisë për “Utrinski vesnik”. Ai thotë se është në interes të pushtetit kosovarë që të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me kolegët maqedonas.

“Po ndjekim rastin me kujdes, e dimë se ka shkaktuar interes të madh në Maqedoni. E kuptojmë shqetësimin tuaj, por do kishim dashur të theksojmë se ekziston procedurë që duhet të respektohet.

Ministria e drejtësisë e Republikës së Kosovës dhe Këshilli gjyqësorë i Kosovës janë dy trupa të pavarur. Ne si ministri absolutisht nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në punën e Gjykatës themelore në Prishtinë.

Ata duhet të deklarojnë nëse janë plotësuar kushtet për ekstradimit të Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit ose jo, gjithsesi duke vlerësuar provat që janë dorëzuar nga pala maqedonase. Nuk mund të supozojmë se si do të jetë vendimi i tyre. Duhet të presim, dhe pastaj edhe Ministria e drejtësisë do të del me qëndrim më vete.

Të jeni të bindur se nuk ka kurrfarë prapavije rreth rastit. Dy shtetet tona kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, me kolegët nga Ministria e drejtësisë maqedonase kemi krijuar marrëdhënie kualitative dhe ne do të donim që e gjithë puna të mbarohet sa më shpejtë. Por, përsëris topi nuk është në duart tona, duhet të respektohet procedura”, thekson Lajçi.

Afrim Ismailoviq (33) dhe Alil Demiri (28) gati një vit janë në burgjet kosovare për shkak se janë të gjykuar për posedim të armës pa leje që është gjetur gjatë arrestimit të tyre në mars vitin e kaluar

Lajme të ngjashme

Back to top button