Nimic do të vizitojë Shkupin dhe Athinën

Ndërmjetësi Metju Nimic në javët që vijnë do të vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë, në raund të ri negociatash për çështjen e emrit.

Ky informacion vjen nga përfaqësuesi i përhershëm i Greqisë në Kombet e Bashkuara, ambasadori Mihalis Spinelis, i cili ka folur në Kongresin e Asociacionit grek në New York. Lidhur me negociatat për emrin e Maqedonisë, Spinelis ka thënë se Greqia merr pjesë “me vullnet të mirë”.

Por, mbetet e paqartë nëse “vullneti i mirë” i grekëve siç shkruajnë mediat maqedonase, ka qenë fjalimi i kryeministrit grek Andonis Samaras në Parlamentin evropian, institucion i cili duhet të jetë themel i demokracisë evropiane dhe shtyllë e dallimeve ku kryeministri grek hapur tha se, “nuk ekziston gjuhë maqedonase”.

Lajme të ngjashme

Back to top button