Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit do të quhet “Arbën Xhaferi”

Kanë nisur sot në fshatin Uglar punimet për ndërtimin e autsotradës Prishtinë – Hani i Elezit e cila do të njihet me emrin “Arben Xhaferi”.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ndërtimi i kësaj autostrade është projekti më i rëndësishëm i paraparë nga Misioni i Ri i PDK-së. “Efekti i kësaj autostrade është me rëndësi jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë. Sot është ditë e madhe për Kosovën”, tha Thaçi.
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, tha se ndërtimi i kësaj autostrade është një projtk madhor jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë. “Veprat e mëdha të ndërtimit nuk ndodhin çdo ditë, dhe këtë e arritëm në saje të liderit të PDK-së Hashim Thaçi”, tha Mujota.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi tha se nga kjo autostradë do të integrojë edhe më shumë shqiptarët me rajonin, pasi Kosova do të lidhet me korridorin 8 dhe 10 me Greqinë dhe Bullgarinë. Ai më tej tha se historikisht qevveritë mbahen mend për rrugët që kanë ndërtuar dhe se ato janë arterie që i lidhin kombet dhe vendet. 

Në këtë ceremoni prezente ishte edhe ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, por ajo nuk mbajti ndonjë fjalim. 

Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do të ndërtohet nga kompania “Bechtel Enka” dhe kosto e saj do të jetë 600 milionë euro konkretisht (599,944,263.54 euro).

Ndonëse ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit në kontratën me konsorciumin amerikano-turk, Bechtel & Enka zyrtarisht quhet “Rruga 6”, mirëpo kryeministri në largim Hashim Thaçi ka vendosur që autostrada e re të quhet “Arbën Xhaferi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button