LVP: Bujar Osmani premtoi se askush nuk do të dënohet pa faj për ‘Monstrën’

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, pas shqiptimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin Monstra kërkon sqarim nga ana e zëdhënësit të BDI z.Bujar Osmani, se a ishte kjo drejtësia e cila e siguroj BDI për këto shqiptarë në rastin Monstra, sepse i njëjti në momentin e arrestimit ka pohuar se BDI siguron drejtësi për të gjithë ata që janë kapë në rastin “Monstra”.

Bujar Osmani në televizionin Alsat-M, patë pohuar se BDI nuk do të lejon që askush të dënohet pa faj, dhe do të siguron transparencën e procesit, dhe nuk do të lejon që askush të dënohet nëse nuk ka dorë në këtë vrasje.

“Tani kur gjyqësia tha fjalën e sajë e mendon Bujar Osmani se kjo ishte drejtësia që e garantoj, dhe a mendon se pasi drejtësia I shpalli sit ë fajshëm, a mendon se këto janë fajtorët.

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, po ashtu kërkon sqarim nga ana e ish ministrave Xhelal Bajrami si ish Ministër I MPB dhe ish Ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti, që të dalin dhe të prononcohen publikisht para opinionit për rastin në fjalë që nga kapja e tyre, e deri te dënimi I tyre.

Dhe së fundi OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, kërkon nga tre personat në fjalë që të largohen nga të gjitha strukturat e partisë, nëse këtë nuk e bëjnë, kërkon nga BDI që këtë së paku ta bënë të cilët me prononcimet e tyre kanë devijuar komplet procesin në fjalë”, thuhet në reagimin e LVP-së.

Video e Bujar Osmanit në Televizionin Alsat-M ku pohoj se BDI garanton se askush nuk do të dënohet nëse nuk ka dorë në këtë vrasje.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk eshte vetem ky premtim ka shume te tilla ; ja nje prej tyre
    S’KA KUSH JUVE QE MUND TE JU RRAH
    KOHA ESHTE QE MILETI TE NGRIJE ZANIN KUNDER LOJERAVE DHE SKENAREVE TE PAFUND TE BDI NE KURRIZ TE DINJITETIT DHE PARES SE MILETIT.

Back to top button