Ja Zvicra si po i pret heronjtë e futbollit (FOTO)

Përfaqësuesja e Zvicrës në këto momente ka ateruar në Cyrih, atje ku është pritur nga tifozët helvetikë. Organizim qendror për pritjen e tyre do të bëhet në Hallenstadion.
Heronjtë u rikthyen. Të mbledhur në aeroportin e Cyrihut, tifozët e Përfaqësueses së Zvicrës, ndër ta edhe shqiptarë, pritën ambasadorët e tyre.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e anëtarët e tjerë të Zvicrës u rikthyen në ora 11:00 në Zvicër, atje ku po priten si heronj.

Përvç tifozëve të mbledhur në aeroport, për futbollistët është bërë një organizim më i madh në Hallenstadion, atje ku në pritje janë tifozët e tjerë.

Shaqiri, Xhemaili e Mehmedi
Shaqiri, Xhemaili e Mehmedi
Numër i madh i tifozëve
Numër i madh i tifozëve
Turma para hyrjes
Turma para hyrjes
Pritja në sallë
Pritja në sallë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button