fbpx

Konkurs poetik në Kërçovë

Në organizim të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Mugullimi” më 27 – 30 qershor – Kërçovë, 2014 për tre netë radhas u mbajtën Takimet poetike të verës “Guri i Hyjneshës Ilire Thana” Kërçovë, 2014. Në Takimin poetik “Guri i Hyjneshës Ilire – Thana”, me karakter garues, morën pjesë 53 krijues nga: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Greqia (poetë shqiptarë).

Konkursi poetik ishte me shifër, ku konkuruan 53 poetë. Mikpritja kërçovare, për tri ditë me radhë sa zgjati poetika verore, ishte ngazëllim për poetët e mbarë trojeve shqiptare. Në këtë event ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Deari,  publicistin Safet Hyseni, si dhe kryesia dhe anëtarët e Klubit letrar “Mugullimi”.

Takimet poetike të verës
Takimet poetike të verës

Gjatë natës së hapjes të pranishmit i përshëndeti kryesuesi i Këshillit të komunës së Kërçovës Qamil Aliu, i cili duke u dëshiruar mirëseardhje poetëve theksoi se “Kërçova ndjehet e nderuar që pret poetët nga mbarë hapësira shqiptare, dhe njëkohësisht nga ky vend po deklamon vargu i fuqishëm poetik. Poetët janë paralajmëruesit e të së ardhmes ndaj jo më kot ata gjithnjë qëndrojnë në piedestal”, tha mes tjerash Qamil Aliu.

Më pas në emër të KSHSH “Mugullimi” të Kërçovës, të pranishmit i përshëndeti kryetarja e këtij klubi Hava Ajdini, e cila theksoi se “fjala e poetëve do t’i japë jehonë gjithandej qytetit të Kërçovës, i cili gjithnjë e ka dashur artin dhe në veçanti fjalën e poetëve, ta shijojë atë dhe duke u mbrumur më një me poezinë si ashti me thuan, sepse përmes saj shfaqen ndjenjat më të çiltërta të shpirtit të njeriut dhe të gjitha dëshirat e flakta për jetën”.

Takimet poetike të verës
Takimet poetike të verës

 

Pas kësaj vazhdoi konkursi poetik, ku përmes shifrave konkurruan 34 poetë, prej të cilave juria në përbërje Adem Xheladini nga Maqedonia, Fatmir Minguli nga Shqipëria dhe Asllan Qyqalla nga Kosova, me çmimin e parë vlerësoi poezinë “Përtej detit” të Nexhat Sadullahut nga Kosova, me çmimin e dytë poezinë “Ishte këngë legjendash” të Zejnepe Alilit-Rexhepit nga Tetova, me çmimin e tretë poezinë “Mbi mua” të autores Ermira Selami nga Tetova.

Të pranishmit përgjatë kësaj mbrëmjeje i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili theksoi, se “poetët janë qeniet që sjellin vlera në shoqëri. Shoqëria jonë është kaq e etshme për të lexuar, dhe sa më shumë që të lexojmë aq më të vlershëm jemi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close