Iftare të hapura për të gjithë qytetarët në Kumanovë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë, në bashkëpunim me organizatën gjermane Muslime Helfen, për të parën herë në historikun e kësaj qendre, organizon iftare të hapura për pesëmbëdhjetë net të muajit të Ramazanit në Kumanovë.

Këto iftare janë të hapura për të gjitha gjinitë, moshat, shtresat sociale, popujt, etj.

Aktiviteti veçse ka filluar të implementohet dhe impresionet e para të popullatës se kësaj ane janë shumë pozitive.

Ky aktivitet ka marr jehonë dhe po merr përkrahje të vazhdueshme prej popullatës së kësaj ane.

Iftaret organizohen në restorant Ylli në Kumanovë, për çdo natë të Ramazanit, deri në natën e pesëmbëdhjetë me një kapacitet prej 100 personash.

Iftar
Iftar

Lajme të ngjashme

Back to top button