Kina ua kufizon agjërimin muslimanëve

Studentët dhe nëpunësit civilë në rajonin Ksinjiang të Kinës janë urdhëruar që të mos agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

Deklaratat e postuara sot në ueb-faqet e shkollave dhe agjencive qeveritare thonë se ndalesa ka për qëllim të mbrojë mirëqenien e studentëve dhe të parandalojë promovimin e fesë në shkolla dhe zyra qeveritare.

Partia Komuniste, që mban pushtetin në Kinë, ka kufizuar për vite me radhë agjërimin në Ksinjinagun e banuar me shumicë ujgure.

Lajme të ngjashme

Back to top button