Tragjedi në brigjet italiane, mbyten 70 emigrantë

Të paktën 70 emigrantë dyshohet se kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të mbërritur në brigjet italiane.

Alarmi u dha nga një grup të mbijetuarish të cilët thanë se varka kishte humbur orientimin nëpër Mesdhe dhe nuk përfundoi në brigjet e Sicilisë, aty ku kishte destinacionin.

Tragjedia konfirmohet edhe nga punonjësit e Kombeve të Bashkuara dhe autoritetet italiane të cilat më herët kishin lajmëruar për një tjetër tragjedi të ndodhur dy ditë më parë. Një varkë me 600 persona në bord ishte mbytur duke shkaktuar vdekjen e të paktën 45 prej tyre.

Dy vitet e fundit është rritur me shifra alarmante numri i emigrantëve nga Afrika Veriore dhe ajo Qendrore që tentojnë të zbarkojnë në Evropë e po ashtu edhe tragjeditë. Shkak i kësaj rritjeje janë trazirat nëpër vendet e këtyre rajoneve që i detyrojnë njerëzit të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm edhe me mjete primitive.

Rekordi i zbarkimeve të emigrantëve në Itali është vendosur në vitin 2011 me nisjen e “Pranverës Arabe”. Mbi 60 mijë emigrantë zbarkuan kryesisht në Siçili brenda këtij viti, ndërsa një vit më vonë shifrat u ulën në 15 mijë. Në 2013 u reflektuar një rritje e madhe me mbi 40 mijë emigrantë, ndërsa 2014 është viti i rekordeve, pasi në 6 muaj shifra ka shkuar në thuajse 60 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button