Themeluesi i Apple shet pajisjen e Samsungut në eBay

Bashkëthemeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak ka shitur orën e mençur të Samsungut, Galaxy Gear përmes eBayt, pasi e mbajti vetëm pak ditë duke e quajtur atë si pajisje “të pavlefshme”.

Wozniak shitjen e pajisjes e ka bërë të ditur derisa ka folur për të ardhmen e orëve të mençura.

“Kjo është e vetmja pajisje të cilën e kam blerë për të bërë eksperimente, por pas një ditë e gjysmë unë e shita përmes eBayt pasi ishte e pavlefshme”, ka thënë ai.

“Është dashur ta mbaja afër veshit për të dëgjuar zërin e saj”.

Wozniak beson se Apple do të jetë ajo e cila më në fund do të lansojë një orë të duhur. Sidoqoftë, ai ka thënë fjalë të mira për Google Glass, duke sqaruar se atij i pëlqen të luajë me to.

Lajme të ngjashme

Back to top button