NATO: Rusia të ndryshojë kursin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen i ka bërë thirrje Rusisë për të ndryshuar kursin e politikave në Ukrainë dhe për të marrë masa të mëtjeshme drejt ndërtimit të besimit.

“Veprimet e Rusisë kërcënojnë paqen dhe sigurinë që kemi ndërtuar pas rënies së Murit të Berlinit”, tha Rasmussen ditën e mërkurë në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Më lejoni të theksoj: askush nuk dëshiron rikthimin e Europës në Luftën e Ftohtë. Nuk mund të kemi linja të reja ndarjeje në kontinentin tonë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha për reporterët se diskutimet e tij me kancelaren gjermane janë fokusuar gjerësisht në krizën në Ukrainë dhe në samitin e pritshëm të NATO-s në Uells.

Po ashtu, Merkel ka premtuar një mbështetje të fuqishme për përforcimet e NATO-s në Poloni dhe në vendet Baltike.

Lajme të ngjashme

Back to top button