Nusja më e veçantë në botë, prezantohet në Kosovë (Video)

Është unike në botë dhe ka zgjuar kërshëri edhe në vende të largëta si në Japoni e Kore të Jugut. Është traditë e krahinës së Zhupës, krahinë kjo që përfshin rreth 15 fshatra, bëhet fjalë për ceremonialin e lyerjes së fytyrës së nuses.

Ky ceremonial thuhet që rrënjët i ka qysh nga koha e ilirëve, madje edhe më e vjetër, që nga koha pagane, dhe i cili tashmë është në rrezik të madh të shuarjes. Vetë dy gra merren me këtë përgatitje unike të nuses, njëra shtatëdhjetë vjeçare dhe tjetra nxënëse e saj, Elvisa Sagdati, e cila edhe demonstroi lyerjen para vizitorëve të “Javës së artizanateve”, që po mbahet në ambientet e Muzeut Etnologjik.

Ky fragment unik, zgjat diku afro 2 orë dhe përmban në vete shumë elemente interesante, të cilat edhe e bëjnë atë unike.

Fytyra e nusës ngjyroset me 3 ngjyra, e secila prej tyre ka domëthënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “msyshi”, e të gjitha këto ngjyra duhet porositur nga vendet e jashtme si nga Zvicrra apo edhe nga Serbia./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button