Kosovë, ja cilët janë politikanët që agjërojnë

Të paktën një zëvendëskryeministër dhe dy ministra të Qeverisë së Kosovës agjërojnë muajin e Ramazanit.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli dhe ministrat Ferid Agani e Mahir Yagcilar janë politikanët të cilët janë aktualisht në Qeveri dhe që kanë vendosur të respektojnë me përpikëri rregullat e Ramazanit për të mos ngrënë e as pirë prej lindjes e deri në prarimin e diellit.

Edhe dy deputetë të tjerë që kanë hyrë në Kuvend përmes PDK-së agjërojnë. Ata janë Gëzim Kelmendi e Labinota Demi, të dy të Partisë së Drejtësisë së Ferid Aganit.

Nuk është konfirmuar nëse edhe Lutfi Haziri po agjëron pasi ai është edhe haxhi dhe ka pasur raporte jashtëzakonisht të mira gjatë fushatës elektorale me hoxhallarët e Gjilanit, të cilët ia kanë siguruar një pjesë të votave në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button